Dekriptojeni këtë mesazh për alienët

  • 24 January 2017 - 10:09
Dekriptojeni këtë mesazh për alienët

Sa kohë kemi që përpiqemi për të biseduar me alienët? Në të vërtetë, vetëm që nga viti 1974, vit kur u dërgua mesazhi i parë në hapësirën ndëryjore. Ky ishte mesazhi Arecibo.

A jeni aty, Alienë? Jemi ne, Toka.

Në vitin 1974, astrofizikani Frank Drake kishte një ide. Në thelb, Drake donte të dërgonte një mesazh alienëve. Kjo ka kuptim, pasi ai është i njëjti person i ekuacionit Drake, që u përdor për të vlerësuar shanset e gjetjes së jetës inteligjente jashtë planetit tonë. Drake i kërkoi Carl Saganit që të shkruante dhe formatonte mesazhin, dhe rekrutoi disa të tjerë për të vënë në zbatim projektin. Sinjali që ata krijuan u emërtua mesazhi Arecibo, sepse do të transmetohej nga radio-teleskopi Arecibo në Puerto Rico. Mesazhi nuk fillon me “Të dashur alienë”. Në vend të kësaj, ai mbështetet kryesisht në skemat matematikore, që shkencëtarët shpresojnë se një qytetërim alien do të jetë në gjendje që t’i deshifrojë. Sipas SETI-t, “transmetimi përbëhej nga një mesazh i thjeshtë pikture, që i drejtohej “shokëve” tanë të supozuar kozmikë në grupin yjor M13. Ky grup është rreth 21,000 vite dritë nga ne, pranë buzës së galaktikës Rruga e Qumështit, dhe përmban afërsisht 330 mijë yje.

Çfarë thoshte mesazhi?

Mesazhi Arecibo, siç raporton Mental Floss, “përbëhej nga vetëm 1,679 shifra binare (1 dhe 0). Shifrat janë transmetuar nga një për sekondë, më 16 nëntor, 1974”. Ne mund të shohim mesazhin si një version të ngjyrosur të blloqeve, por duke përdorur kodimin binar, mesazhi përmban këto të dhëna:

Numrat nga një (1) deri në dhjetë (10);

numrat atomike të elementeve hidrogjen, karbon, azot, oksigjen, dhe fosfor, të cilat përbëjnë acidin dezoksiribonukleik (ADN);

formulat për sheqernat dhe bazat në nukleotidet e ADN-së;

numrin e nukleotideve në ADN, dhe një grafik të strukturës spirale të ADN-së;

një figurë grafike të një njeriu, dimensionet (gjatësinë fizike) e një njeriu mesatar, dhe popullsinë e Tokës;

një grafik i sistemit diellor dhe Tokës;

një grafik të radio-teleskopit Arecibo dhe dimensionet (diametrin fizik) të antenës së transmetimit.

Mos mbani frymën për një përgjigje.

Nëse alienët do të marrin ndonjëherë mesazhin Arecibo, kjo do të ndodhë pas rreth 25,000 vjetësh. Dhe në qoftë se ata zgjedhin të përgjigjen, ne nuk do të marrim këtë mesazh pa kaluar edhe 25.000 vite të tjera. Kështu që vërtetë, mos prisni …

(Kosova Sot)