Disa UFO shfaqen në qiellin e Gjeorgjisë në SHBA

  • 06 July 2015 - 19:31
Disa UFO shfaqen në qiellin e Gjeorgjisë në SHBA

Sipas dëshmisë së dhënë, e cila është emërtuar me shifrën ‘60508’, një çift, duke udhëtuar nëpër një autostradë në Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara, kanë vënë re një anomali në qiell. Bëhet fjalë për shfaqjen e një numri të madh të objekteve fluturuese, gjë që ka qenë një eksperiencë e re për çiftin, si dhe për të gjithë që kanë dëgjuar e që kanë parë fotografitë, që janë nxjerrë nga gruaja.

“Bashkëshortja ime e ka nxjerrë celularin e saj nga dritarja dhe ka filluar të nxjerrë fotografi, përderisa unë jam munduar të ngas sa më shpejt makinën. Pasi që ajo kishte nxjerrë shtatë fotografi, objektet ishin zhdukur nga qielli”, ka shkruar në dëshminë e tij dëshmitari i këtij rasti.

Fotografitë janë bërë më 4 tetor të këtij viti në orën 19:15 në Gjeorgjia. (Kosova Sot)