Zgjidhet misteri i Luginës së Vdekjes

  • 06 July 2015 - 22:42
Zgjidhet misteri i Luginës së Vdekjes

Me vite të tëra, shkencëtarët, mbështetësit e teorive të konspiracionit, UFO-logët dhe të ngjashmit, kishin dhënë mendimin e tyre sesi gurët e mëdhenj, ku disa prej tyre peshonin disa qindra kile, lëviznin vetvetiu nëpër rërën e Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni.

Tani, dy kërkues të oqeanografisë nga Instituti “Scripps” në Universitetin e Kalifornisë, kanë fotografuar këta gurë “notues” duke lëvizur. Kushërinjtë Richard Norris dhe James Norris kishin parë se lëvizja e gurëve paraqitej gjatë ditëve me diell, si dhe gjatë netëve të ftohta.

Kushërinjtë Norris arritën deri te konstatimi se lëvizjet bëhen të mundshme kur shtresat e akullit nga shirat e natës, shkrihen nën rrezet e diellit, duke e bërë rërën të rrëshqitshme. Kurse, gjatë netëve të ftohta, ishte uji i kondensuar ai që mundësonte rrëshqitjen e gurëve. Pra, kësaj here pa alienë, na vjen keq.

(Kosova Sot)