Qielli i kuq në Mongoli – paralajmërues i ardhjes së planetit X?!

  • 07 July 2015 - 19:38
Qielli i kuq në Mongoli – paralajmërues i ardhjes së planetit X?!

Disa ditë më parë merret vesh se në malin Aer, në pjesën qendrore të Mongolisë, ishte parë një qiell i çuditshëm, i kuq. Më pas qielli ishte bërë tërësisht i zi dhe kishte filluar të binte një shi po ashtu, i zi. Rreth një orë më pas, çdo gjë ishte kthyer në gjendje normale. Edhe pse disa njerëz thonë se ky fenomen ishte pasojë e ndotjes së ajrit, askush nuk e di shkaktarin e vërtetë të tij. E, njohësit e shkrimeve të shenjta të krishtera, thonë se ky fenomen ua rikujton disa përshkrime në Biblën e Kolbrinit rreth parashikimit të ardhjes së planetit X, apo Nibiru.

Se a është ky fenomen me të vërtetë shenjë paralajmëruese e ardhjes së planetit Nibiru, paralajmërim i apokalipsit, apo është shkaktuar, thjesht, nga ndotja e ajrit, mund të themi se jetojmë në një kohë kur logjika e shëndoshë është bërë tepër e rrallë. Këto pamje janë postuar në ueb sajtin kinez, ‘Weibo’. (Kosova Sot)