Njeriu që kishte vdekur për 45 minuta është zgjuar pasi e kishte parë jetën pas vdekjes

  • 16 February 2017 - 16:54
Njeriu që kishte vdekur për 45 minuta është zgjuar pasi e kishte parë jetën pas vdekjes

Biran Miller ishte shpallur i vdekur pasi kishte pësuar një sulm të rëndë në zemër, mirëpo, për çudi të të gjithëve, 45 minuta pasi zemra e tij kishte pushuar së rrahuri ajo ishte ngjallur përsëri. Miller, 41-vjeçar, në një intervistë të dhënë për 'WJW-TV', tha se përgjatë kohës kur ishte 'i vdekur' ai kishte parë një dritë të fuqishme dhe disa të afërm të tij, të cilët kishin vdekur më herët. "Ajo ma kapi dorën dhe më tha 'koha jote nuk ka ardhur ende'", tha ai, duke treguar për një të afërme që kishte takuar. Miller tha që kishte takuar edhe një të afërm para se të zgjohej dhe përkundër faktit që truri i tij nuk kishte pranuar oksigjen për 45 minuta ai nuk ishte dëmtuar fare. 'Jeta pas vdekjes ekziston dhe njerëzit duhet të besojnë', ka thënë ai.

Përvojat e pacientëve në periudhën para vdekjes janë të ngjashme

Përvoja e Miller-it është e njohur për doktorët, pasi sipas tyre shumica e pacientëve që kanë përvoja para vdekjes rrëfejnë tregime të ngjashme. Dr. Steven Laureys, i cili studion përvojat e njerëzve para vdekjes, thotë që këto përvoja zakonisht bëhen shkas që jeta e këtyre njerëzve të ndërroj përgjithmonë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Hulumtimi i përvojave para vdekjes është shumë i ndërlikuar

Laureys thotë që është shumë e vështirë të hetohen rastet e përvojave të personave, të cilët janë duke u përballur me vdekjen, sepse është jo njerëzore që të bëhet skanimi i trurit të njerëzve që janë duke jetuar momentet e fundit të jetës së tyre. Sipas një pyetësori, të cilit i janë përgjigjur njerëzit që kanë arritur të mbijetojnë nga komat, përvoja në momentet afër vdekjes mbetet gjithmonë e freskët në memorien e tyre, madje ata i mbajnë në mend ato ngjarje më mirë se momentet më të rëndë- sishme të jetës së tyre. 'Nganjëherë ata e kanë të vështirë të gjejnë fjalët e duhura për të shpjeguar çka kanë parë gjatë eksperiencave të tyre.' 

Pacientët besojnë që pamjet janë reale

Me pyetësor pyeten njerëzit që kanë pasur kësi lloj përvojash dhe nëse ata gjërat që kanë parë ishin ëndrra, halucinacione apo të vërteta dhe të gjithë besojnë që i kanë ndjerë ato gjëra sikur të kishin ndodhur në jetën reale. Gjatë këtyre përvojave njerëzit shohin edhe pamje të personaliteteve të larta fetare, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm me një fe. Disa nga pacientët kanë parë pamje të Budës, disa të tjerë të Jezus-it, e disa të tjerë të Muhamed-it. Megjithatë, përvojat e tilla zakonisht bëjnë që njerëzit të ndryshojnë në masë të madhe e një prej tyre është edhe Dr. Eben Alexander, i cili para se të kishte një përvojë të tillë kishte qenë agnostik, mirëpo gjërat kishin ndryshuar pas përvojës, pasi siç thotë ai kjo përvojë nuk mund të ketë qenë prodhim i trurit, meqë teknikisht truri i tij ishte i vdekur. Tani, Alexander beson në ekzistencën e shpirtit. 

Dr. Laureys thotë që truri i prodhon këto imazhe 

Mirëpo Dr. Laureys nuk pajtohet më të. "Nuk ka mundësi që dikush të përjetojë përvoja të tilla pa përfshirjen e trurit", thotë ai. Njerëzit që mbesin të shtrirë në shtratin e spitalit bëhen besimtarë dhe janë të lumtur për një gjë të tillë. Në kohën kur pacientët janë të shtrirë në komë dhe nuk kanë vdekur ende, edhe nëse të gjitha organet e tyre, përfshirë edhe zemrën, pushojnë së punuari për një kohë, truri është gjithmonë aktiv. Doktori thotë që ndodhitë që u paraqiten pacientëve në kohën kur janë në gjendje kome shumicën e herëve janë halucinacione, mirëpo kanë një ndikim shumë pozitiv në ta, pasi që shumica e tyre e shohin parajsën, e jo ferrin. 

(Kosova Sot)