Vdekjet e dyshimta të punëtorëve të NASA-s

  • 16 February 2017 - 19:40
Vdekjet e dyshimta të punëtorëve të NASA-s

Alberto Behar, ishte një shkencëtar i cili ka punuar në NASA, por që fatkeqësisht vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua në rrugët e Los Angeles. Ai ka qenë kryesori dhe përgjegjës për zbulimin e ujit në Mars.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të disa arsyeve të panjohura kur aeroplani filloi të humb lartësinë, edhe përkundër faktit që kushtet atmosferike ishin ideale për fluturim.

Gjatë dy viteve të fundit NASA ka humbur në total 74 njerëz, kurse askush nuk i ka të qarta shkaqet, përfshirë edhe atë të Behar. Shkencëtarët e saj më të mirë kanë vdekur në mënyra misterioze, kurse fatkeqësia më e madhe është se ata kanë qenë njerëz të mirë me CV të mirë.

Joep Landze ishte studiuesi kryesor i sëmundjes së AIDS dhe ish-president i Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS, kur vdiq në një aksident ajror me aeroplanin e Malaysia Airlines MH17.

Melissa Ketunuti (35) ishte mjeke e specializuar për kancer, kur u gjet e vdekur pasi raportohej se ishte ngujuar në bodrumin e shtëpisë së saj në Filadelfia.

Por ndoshta vdekja më e çuditshme është ajo e inxhinierit elektrik Shane Truman (31), i cili është gjetur i vdekur në Singapor. Ai kishte shkuar atje për një udhëtim pune pasi punonte me kinezët mbi një makinë për mbrojtje ushtarake. Por interesant është fakti se para vdekjes, ai u kishte thënë familjarëve të tij se po frikësohet për jetën e tij dhe më të dashurve të tij.

(Kosova Sot)