Shfaqet pllaka që parashikonte lindjen e Krishtit (Foto)

  • 19 February 2017 - 10:28
Shfaqet pllaka që parashikonte lindjen e Krishtit (Foto)

Skena e lindjes së Krishtit është zbuluar në një pllakë guri që daton 3000 vite më parë, në Egjipt.

Në pllakën e gurit të gjetur brenda një shpelle në shkretëtirën e Saharasë, duket figura e dy prindërve duke qëndruar pranë një të sapolinduri, ku prezentë janë disa kafshë dhe ylli i lindjes.

 

Pllaka është zbuluar në vitin 2005 nga gjeologu Marco Morelli, drejtori i Muzeut të Shkencave Planetare në Prato, afër Firences, Itali, ndërkohë që ishte në një ekspeditë midis pllakës së Gilfit dhe luginës së Nilit. Ai vendosi që t’i bënte tani publike imazhet.

“Është një skenë që të mbetet në mendje, që ngjan me fillimin e Krishtlindjeve. Daton 300 vite më parë. Kjo skenë i përngjan një lindjeje në artin e Egjiptit të lashtë. Në skenë mund të mos ketë barinj por e gjithë lindja është dëshmuar nga një luan që qëndron sipër imazhit dhe një majmuni që qëndron poshtë. Pa dyshim që është një imazh intrigues,” shtoi ai.

(Kosova Sot)

Image