A ekzistojnë me të vërtetë xhindet?

  • 19 February 2017 - 19:59
A ekzistojnë me të vërtetë xhindet?

Xhindet janë bërë të popullarizuara në Hollivud, si krijesa të cilat, pasi t’i çlirosh, t’i plotësojnë tri dëshira. A vijnë ato nga një botë paranormale, apo nga ndonjë dimension paralel? Xhindet përmenden në Kur’an dhe Bibël, por jo edhe në Biblën hebraike, transmeton gazeta Kosova Sot.

Referenca më e hershme ndaj xhindeve është parë në librin “1001 net”. Për arabët ato janë krijesa mbinatyrore që jetojnë në një botë paralele me botën tonë. Kur’ani thotë se xhindet përbëhen nga flaka që nuk ka tym dhe se ato mund të jenë të mira, apo të këqija. Duket se xhindet e kanë aftësinë të ndërveprojnë me disa njerëz të caktuar, nëse kjo përputhet me interesat e tyre. Xhindet janë më pak të fuqishme sesa engjëjt, por mund ta marrin formën e njerëzve, kafshëve apo mendimeve. 

(Kosova Sot)