Gruaja lind fëmijën zvarranik dhe akuzohet për magji

  • 19 February 2017 - 23:04
Gruaja lind fëmijën zvarranik dhe akuzohet për magji

Ka filluar një hetim, pasi që një grua e moshës së mesme lindi një fëmijë-zvarranik. Debi Nubatonis, 31-vjeçare, lindi zvarranikun e llojit gekon pas një shtatzënësie që zgjati tetë muaj dhe tani zyrtarët indonezianë kanë dërguar një grup ekspertësh, për ta sqaruar këtë mister.,raporton Gazeta Kosova Sot

Shkencëtarët që ishin pjesëtarë të këtij ekipi, kanë deklaruar se, përkundër asaj se u duket krejt e pamundshme që një grua të lindë fëmijë-zvarranik, ata duhet dhe do ta hetojnë rastin. Lindja e fëmijëszvarranik thuhet të ketë ndodhur në fshatin Oenunto, ku një grua thotë se i kishte ndihmuar të lindte një gruaje tjetër, meqë nuk kishte kohë të shkonte në spital dhe, me atë rast, në vend të foshnjës, kishte lindur një zvarranik. Gruaja dhe familjarët e saj menjëherë janë izoluar nga të afërmit dhe janë akuzuar për magji. 

(Kosova Sot)