Tregimet për fantazmat më të frikshme përreth botës

  • 21 February 2017 - 16:28
Tregimet për fantazmat më të frikshme përreth botës

Demoni i natës Një krijesë e ligë në ishullin e Tnazanisë në, në Oqeanin Indian. Mundet ta ndryshojë formën - nganjëherë mund të shndërrohet në lakuriq, në njeri si gjithë të tjerët. Preferon të shfaqet vetëm natën, por disa thonë se e kanë parë edhe gjatë ditës. "Popobawa" , apo "lakuriqi me krah" në Suahili - nuk bën fort dallim në objektivat e vet. Por, zakonisht sulmon meshkujt, dhe atë në mënyrë seksuale. Tregimi për "lakuriqin me krah" nuk është i ri, por daton disa dekada më pas gjatë trazirave civile që sollën eliminimin e presidentit. Mendimet e popullarizuara thonë se pasi që "lakuriqi me krah" të sulmojë, viktimat duhet ta përhapin fjalën te njerëzit e tjerë në Pemba. Përndryshe, ata do të vazhdojnë të vizitohen nga "lakuriqi me krah". Disa vite më parë, një seri sulmesh brenda një nate, sulme seksuale, kishin fajësuar këtë krijesë. "Disa burra po qëndrojnë zgjuar ose flenë në grupe në oborret e shtëpisë së tyre", kishte raportuar "BBC" në vitin 2007. 

Vajza në tualet Në Japoni, shkollat mbajnë një sekret të brendshëm. Nëse shkoni në tualetet e vajzave në katin e tretë të ndërtesës, mund ta gjeni atë. "Duhet të trokisni tri herë dhe ta thirrni emrin e saj", emrin kodues "Jessica". "Kur ta hapni derën e tualetit, një vajzë e vogël me fustan të kuq do të jetë aty". Vajza e vogël me flokë të shkurtër është "Hanako-san". Ajo dëshiron miq për të lozur, ndoshta. Apo ndoshta dëshiron t'ju marrë me vete në ferr, përmes tualetit. "Varësisht se në cilat pjesë të Japonisë jetoni, mund t'ju grabitë me duart e përgjakura, apo të shndërrohet në zvarranik". "Hanako-san" është shndërruar në fiksim në folklorin urban japonez në 70 vitet e fundit. Tregimi origjinal rrjedh kur gjatë Luftës së Dytë Botërore, një vajzë në shkollë ishte në tualet, kur kishte rënë bomba në majën e ndërtesës. Ndërtesa ishte rrëzuar dhe vajza kishte mbetur e ngujuar aty. 

Gruaja e ëndrrave Në Brazil, një grua e hollë dhe e gjatë, me gishtërinj të hollë e me thonj të gjatë e të verdhë, dhe me sy të kuq sillet dhe tmerron familjet brenda shtëpive të tyre. Ajo i shikon ata derisa ata janë ulur në tryezë duke darkuar. Ajo i shikon ata derisa hanë ushqim. "La pisadeira". Pas ushqimit, kur dikush vendos të shkojë në shtrat me barkun plot, "la pisadeira" vjedhurazi u futet në dhomën e gjumit. Më pas ajo ulet në gjoksin tyre në mënyrë që ata të mos mund të lëvizin. Më pas ajo i sulmon ata, duke i shikuar si i kap paniku, por ata as nuk janë në gjumë e as nuk janë të zgjuar. "Më e keqja është kur provoni ta luftoni apo të thërrisni për ndihmë", kishte thënë për një bisedë një njeri që e kishte përjetuar. "Zëri nuk të punon e trupi nuk të përgjigjet". 

Gruaja që vajton Emri i saj ishte Maria. Kishte jetuar në Meksiko. Kishte flokë të gjatë me ngjyrë të zezë dhe zemër ziliqare. Burri që e kishte dashuruar nuk mund ta kishte, kështu që i mori fëmijët, i kishte dërguar në lumë dhe i kishte mbytur një nga një. Kur burrin që e kishte dashuruar e kishte përçmuar dhe refuzuar përsëri, ajo e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë. Më pas kishte shkuar në të njëjtin vend dhe ishte hedhur në ujë, duke përjetuar të njëjtin fat si fëmijët. Por, ajo nuk ishte pranuar në parajsë dhe ishte dënuar në mbajtje të zisë. Ajo është "La Llorona" - gruaja që vajton. Njerëzit që e kanë parë thonë se mund ta dëgjojnë derisa ecën, plot me ujë dhe e tëra në të bardha. Mund të dëgjohet duke vajtuar për fëmijët e saj, të cilët i kishte vrarë: "Ay, mis hijos!" ("Oh, fëmijët e mi!"). 

(Kosova Sot)