Misteri i gurëve 'Dropa'

  • 22 February 2017 - 21:06
Misteri i gurëve 'Dropa'

Kjo ngjarje më ka intriguar për vite të tëra dhe tani kam vendosur që ta ndaj me të gjithë ju, që nuk keni dëgjuar për gurët 'Dropa.' Gjatë një ekspedite hulumtuese të udhëhequr nga Dr. Chi Pu Tei në malet Bajan Kara Ula në Kinë ishin bërë disa zbulime mahnitëse në disa shpella. ,raporton Gazeta Kosova Sot

Gurët në formë të disqeve, që ishin gjetur të mbuluar nga pluhuri shumëvjeçar, kishin diametër prej rreth 22 centimetra dhe mendohet të jenë 10.000-12.000 vjet të vjetra. Ata kishin një vrimë të gdhendur në mes që u jepnin gurëve një pamje të një CD-je antike. Në fakt, gurët ishin të gdhendur, ku në formë të hieroglifëve ishte e shkruar ngjarja e pabesueshme për disa anije kozmike, të cilat ishin përplasur në male. Anijet ishin drejtuar nga njerëz, kufomat e të cilëve duket të jenë ato që janë gjetur në shpellë.

Dr. Tsum Um Nui, i cili po studion këta gurë të vjetër, ka thënë se ata janë një mister i madh, ndonëse hulumtuesit e dinë që ata janë gjetur në vitin 1938 në disa shpella bashkë me kufomat e një fisi të çuditshëm, shumica e të cilëve nuk ishin më të gjatë se 1.30 centimetra. 

(Kosova Sot)