Policia në SHBA pretendon ta ketë incizuar zërin e një fantazme

  • 23 February 2017 - 14:19
Policia në SHBA pretendon ta ketë incizuar zërin e një fantazme

Departamenti i Policisë në Marana të Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka përdorur llogarinë e vet në rrjetin social 'Facebook' për ta postuar një incizim, nëntëmbëdhjetë sekonda të gjatë, nga ku edhe kanë kërkuar nga lexuesit që ta dëgjojnë incizimin, për të qenë në gjendje të tregojnë nëse edhe ata e dëgjojnë një zë të çuditshëm. Në postimin e tyre origjinal në 'Facebook' thuhej: 'Dëgjojeni këtë anomali të pazakontë që është incizuar gjatë një transmisioni të radios. A mund të jetë fantazmë? Çka mund të dëgjoni ju?'. Është e qartë që në radio dëgjohet zëri i dikujt, megjithatë, eksperti i radios në Departamentin e Policisë e kishte përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së frekuencave të huaja, duke i rritur edhe më shumë dyshimet që ai që thotë "Mjaft, mos fol me mua", në fakt, është një fantazmë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)