Zbulimi i çmuar brenda anijes 400 – vjeçare

  • 17 March 2017 - 23:05
Zbulimi i çmuar brenda anijes 400 – vjeçare

Kleopatra i mbante gjithmonë. Elizabeth Taylor i adhuronte. Egjiptianët besonin se mund t’i falnin jetë të përjetshme.

Ndonëse diamantët kanë reputacionin se janë “miqtë më të ngushtë të një vajze”, smeraldët në fakt janë më të rrallë dhe më të çmuar.

“Të kërkuar për shkak të ngjyrës së tyre të thellë dhe të veçantë, smeraldët janë një prej gurëve më të veçantë të industrisë të bizhuterive”, shprehet Amanda Gizzi për CNN, zëdhënëse e Jewelers of America.

Më 25 Prill, publiku do të ketë mundësinë që të bëjë të tijët disa prej gurëve më të mahnitshëm dhe më të shtrenjtë në botë, pasi këto të fundit do të dalin në shtëpinë e ankandit Guernsey, në New York.

Në më shumë se 20 gurë dhe 13 bizhu tejet të veçantë, smeraldët e rrallë vijnë të gjithë nga një koleksion i realizuar nga specialisti Manuel Marcial de Gomar.

Por në qendër të këtij koleksioni do të jenë disa gurë smeraldi të gjetur në rrënojat e anijes spanjolle Nuestra Senora de Atocha, e cila u mbyt në brigjet e Floridas, në 1622.

Mbetjet e kësaj anije konsiderohen si më të çmuarat në histori, kryesisht falë gurëve smerald Muzo, të cilët kushtojnë për shkak të ngjyrës së tyre të thellë e të pastër jeshile.

Në 1980 –ën, Mel Fisher u nis në mision për të gjetur thesarin që ndodhej brenda anijes së fundosur dhe punësoi dikë për ta ndihmuar.

Si shpërblim ai i dha atij disa gurë smeraldi, të cilat tashmë do të dalin në ankand. Pjesë e këtij të fundit do të jetë edhe guri i quajtur “La Gloria”, 887 karat. Ai konsiderohet si një ndër gurët më të mëdhenj me cilësi muzeu në botë, vlera e të cilit përllogaritet në 4 – 5 milion dollarë.

(Kosova Sot)