NASA zbulon një sistem të ri diellor dhe aty ka jetë!

  • 19 March 2017 - 08:49
NASA zbulon një sistem të ri diellor dhe aty ka jetë!

Në një konferencë të mbajtur “live” në rrjet, shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Amerikane kanë treguar se plot 39 vite dritë larg sistemit tonë diellor gjendet një tjetër sistem diellor ku ka jetë.

Astronautët kanë gjurmuar jo më pak se 7 planetë, në përmasat e Tokës, të cilët rrotullohen rreth një ylli xhuxh, të njohur si TRAPPIST-1.

Nga këta 7 planetë, vetëm në 3 prej tyre ka aktualisht oqeane, që përkthehet në mundësi jete nga shkencëtarët.

6 planetët e brendshëm gjenden në një brez temperaturash që variojnë nga 0 në 1000 gradë Celsius.

Duket se njerëzimi gjendet përpara një zbulimi që do të lëkundë themelet e botës sonë moderne.

(Kosova Sot)