UFO-të janë shfaqur për herë të parë në vitin 1947

  • 19 March 2017 - 14:04
UFO-të janë shfaqur për herë të parë në vitin 1947

1947 njihet si viti kur për herë të parë ishin shfaqur objektet e paidentifikuara fluturuese. Një dokument i publikuar ka treguar që vetëm brenda 30 ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte raportuar për 932 objekte të çuditshme fluturuese. Këto objekte ishin vërejtur në periudhën 15 qershor - 15 korrik, ndërsa gjatë gjithë vitit 1947 është raportuar për gjithsej 1.500 objekte të çuditshme fluturuese, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ky raport ka mbetur sekret për dekada të tëra. Rasti i parë i raportuar për një objekt të çuditshëm fluturues ka ardhur nga Kenneth Arnold, i cili ka qenë biznesmen. Ai gjatë një misioni të tij për të gjetur marinën 'Curtis C- 46', më 24 qershor 1947 kishte raportuar për nëntë pjata fluturuese, të cilat ishin nisur në drejtim të tij. Pasi që kishte dyshuar shumë, ai kishte matur shpejtësinë e tyre. Në fillim, disqet kishin qenë rreth 35 kilometra larg tij, mirëpo ato e kishin mbërritur aeroplanin e tij për vetëm 1 minutë e 12 sekonda. 

(Kosova Sot)