Kujdes: Në këto vende jetojnë kanibalë!

  • 19 March 2017 - 20:25
Kujdes: Në këto vende jetojnë kanibalë!

Kanibalizmi nuk ekziston vetëm në filma. Nëse planifikoni që të udhëtoni në ndonjërin nga këto vende, atëherë duhet të jeni tejet të kujdesshëm,raporton Gazeta Kosova Sot

Pjesa juglindore e Papua Guinesë së Re Fisi Korowai është njëri ndër fiset e fundit në botë që ende e praktikojnë kanibalizmin - edhe atë jo vetëm gjatë ndonjë ceremonie, por në bazë ditore. Nëse e përcillni përpjetë rrjedhën e lumit Ndeiram Kabur, atëherë ka gjasa shumë të mëdha që të bëheni drekë e ndonjërit nga këto fise. Truri i nxehtë i shtriganëve është specialitet i veçantë për ta. Ky specialitet hahet për shkak të arsyeve të magjisë, sepse sa herë që të vdesë ndonjë anëtar i familjes, besohet gjithmonë se ai ka vdekur si pasojë e magjisë së zezë, e jo e vdekjes natyrore. Për këtë shkak duhet gjetur anëtari i fisit, te i cili gjendet shpirti i lig, të vritet ai dhe të hahet, në mënyrë që të shpëtojnë të tjerët. Mendohet se pjesëtarët e njërit prej këtyre fiseve e kishin vrarë dhe ngrënë Michael Rockefellerin, të birin e guvernatorit të atëhershëm të Nju-Jorkut, Nelson Rockefeller. Ai ishte zhdukur në vitin e largët 1861 gjatë ekspeditës në këto vise. Trupi i tij kurrë nuk ishte gjetur.

India Fisi verior indian (në Indi) Agori pretendon se hanë vetëm vullnetarët, të cilët e dhurojnë trupin e tyre. Por, në vitin 2005 gazetarët e stacionit TV shtetëror, të cilët ishin duke bërë një film dokumentar rreth këtij fisi, raportuan sesi ata hanin një kufomë, e cila kishte filluar të kalbej në lumin Gang. E, ka edhe njohuri se pjesë- tarët e këtij fisi vjedhin kufomat nga morgjet e afërta. Besohet se pjesëtarët e këtij fisi hanë tërë pjesët e trupit të njeriut, meqë besojnë se një gjë e tillë i mbron nga plakja. 

Fixhi Para lulëzimit të turizmit, arkipelagu Fixhi njihej me emrin ishujt kanibalë. Por, traditën e vjetër të ngrënies së mishit të njeriut ende e vazhdojnë disa fise. Në fakt, fiset e Fixhit i hanin vetëm pjesë- tarët e fiseve kundërshtare. Me qëllim të mposhtjes së ndonjë fshati kundërshtar, ata i copëtonin dhe piqnin viktimat në ambient të hapur. Kanibalizmi i këtillë kishte natyrë hakmarrëse dhe praktikohej vetëm në raste të veçanta, me takëm të veçantë. 

Brazili Pjesëtarët e fisit Vari ishin të njohur për praktikat e tyre të veçanta, ku në një masë të madhe përfshihej edhe kanibalizmi. Por, në vitin 1960 ishin paraqitur misionarët fetarë (të krishterë?), të cilët ua kishin imponuar atyre fenë e re, duke iu treguar se kanibalizmi nuk është një praktikë edhe aq e preferuar. Kur në vitin 1994 në Brazil mbretëronte një krizë e madhe, për shkak të mungesës së ushqimit, kanibalizmi ishte ringjallur sërish. Njerëzit thjesht i vrisnin në rrugë, me qëllim që t'i hanin. Në fillim të vitit 2012 në Brazil u paraqit sekti i cili thoshte se ishte pasues i një perëndie, i cili u thoshte se gratë e përdala duhej t'i shndërronin në ëmbëlsira (ushqime). 

(Kosova Sot)