Renovimi i shtëpisë nxit aktivitetet paranormale

  • 19 March 2017 - 20:32
Renovimi i shtëpisë nxit aktivitetet paranormale

Një çift kanadez, që kishte blerë një shtëpi të re në Ontario të Kanadasë më 30 mars të vitit 2012, pretendojnë që prej kohës kur janë vendosur në shtëpinë e tyre, jeta ju ka ndryshuar për njëqind për qind. Will-i, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë përjetuar një numër të madh të aktiviteteve paranormale, saqë shpeshherë e kanë menduar largimin e tyre nga shtëpia, përkundër faktit që kishin investuar shumë të mëdha para,raporton Gazeta Kosova Sot

Fillimi i renovimeve Në fakt, ka qenë në verën e vitit 2014 kur kishte filluar gjithçka. Çifti kishte vendosur që të bënte renovime të pjesshme në shtëpinë e tyre dhe, kur ishin futur në bodrum kishin vërejtur që në dyshemenë dhe muret e bodrumit kishte kryqe të vizatuar. Çifti, i tmerruar ishte vënë në kërkim të arsyeve, që i kishin detyruar pronarët e mëhershëm të shtëpisë që të vizatonin kryqe të tilla, mirëpo, gjëja e vetme që kishin arritur të mësojnë nga fqinjët ishte se zonja e shtëpisë kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit, mirëpo kjo gjë nuk i shpjegonte as kryet as paraqitjet e herëpashershme të hijeve të zeza, që veçse kishin filluar ta terrorizojnë shtëpinë. 

Shfaqja e hijes së zezë Në njërin prej rasteve, e zonja e shtëpisë, emri i së cilës nuk është bërë publik, i kishte treguar bashkëshortit të saj që kishte vërejtur një hije të zezë në kuzhinë, e cila kishte qëndruar për një kohë, para se të zhdukej vetvetiu. Bashkëshorti i shqetësuar i kishte thënë që edhe ai e kishte parë shpeshherë një hije të ngjashme. Të gjendur në një pozitë të tillë, çifti ishte detyruar ta thërras një person që merret me hulumtimin e dukurive paranormale, i cili, më t'u futur në shtëpi kishte thënë që shtëpia e tyre ishte ndërtuar në tokën ku më herët kishte qenë një kasolle e vjetër, pronarja e së cilës nuk ishte larguar kurrë nga prona. Shpirti i së ndjerës ishte shndërruar në një hije të zezë dhe që prej atëherë nuk i kishte lënë të qetë banorët e shtëpisë, sidomos gjatë kohës së renovimit. 

(Kosova Sot)