Pesë vendet më të pushtuara në botë

  • 22 March 2017 - 15:55
Pesë vendet më të pushtuara në botë

Si fëmijë ne kemi dëgjuar shumë përralla, mirëpo, përveç përrallave, na kanë treguar shumë ngjarje të frikshme me fantazma, të cilat i mbajmë mend më mirë sesa përrallat e bukura që na i kanë treguar për të na vënë në gjumë. Momente nga këto tregime shumë shpesh na shfaqën në ëndrra. Më poshtë i kemi radhitur pesë vendet më të pushtuara në tokë:,raporton Gazeta Kosova Sot

Kështjella 'Bhangarh Fort', Indi Kjo kështjellë gjendet në mes të qyteteve Alvar dhe Jaipur në Indi. Legjenda thotë që një magjistar i kishte mallkuar të gjithë ata që do të banojnë në këtë kështjellë dhe asnjëri prej tyre nuk do të vdiste në mënyrë natyrale. Një tjetër fakt që e bën më të frikshëm territorin përreth kështjellës është se asnjë shtëpi në këtë fshat nuk ka kulm, sepse besohet që në momentin që shtëpisë i vihet kulmi, ajo shembet. Kushdo që ka hyrë në këtë kështjellë gjatë natës, nuk ka dalë jashtë.

Varrezat 'Highgate' në jug të Londrës, Angli Tregimi për këto varreza është sikur të shikohet ndonjë film horror në realitet. Kur në këto varreza bie muzgu, shfaqja e frikshme fillon të shfaqet. Ky është vend ideal për shfaqjen e fantazmave pasi që ka shumë statuja pa koka, rrugica të ngushta dhe varre të shembura. Këto varreza janë të njohura si vendi më i pushtuar nga fantazmat, megjithatë, askush nuk mund të injorojë arkitekturën e bukur gotike dhe qetësinë që e mbulon gjithë këtë territor gjatë ditës.

Tuneli në Ujëvarat e Niagarës, Ontario Ky tregim është për të gjithë ata që kanë zemër të fortë dhe nuk frikësohen. Ky tunel lidh Ujëvarat e Niagarës me Toronton dhe NjuJorkun. Legjenda thotë që para më shumë se një shekulli, në hyrjen jugore të këtij tuneli, ishte vendosur një kasolle e vogël. Kasollja ishte djegur dhe nga ajo kishte dalë një vajzë, e cila me shpresën se do të gjente ndihmë kishte hyrë në tunel duke bërtitur më zë shumë të lartë, vajza kishte vdekur në tunel dhe që nga ajo kohë, kushdo që ndez zjarr në tunel, kthehet shpirti i asaj vajze duke bërtitur dhe ai person përfundon i vdekur.  

Plazhi 'Changi', Singapor Ky plazh është hyn në kategorinë e rëndë të vendeve të pushtuara. Ky plazh besohet të ketë qenë vendi ku shumë ushtarë kinezë ishin vrarë nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me mijëra ushtarë kinezë ishin vrarë në këtë territor, pasi që dyshohej që ata kish bërë veprime antijaponeze. Që prej asaj kohe, njerëzit që jetojnë përreth dhe ata që kalojnë nëpër plazh mund të dëgjojnë britma të njerëzve. Nganjëherë janë parë gropa të mëdha, të cilat nuk dihet se kush i ka hapur, ndërsa pjesa më e frikshme është se shumë shpesh shihen trupa pa kokë të ushtarëve kinezë

Shtëpia 'Monte Cristo', Australi Shtëpia e njohur si 'Monte Cristo' njihet si vendi që nuk duhet as t'ju shkojë në mendje. Legjenda thotë që Crawley, pronarja e shtëpisë, ishte mbyllur në këtë shtëpi pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe për 23 vite kishte dalë vetëm një herë. Njerëzit që e vizitojnë shtëpinë, dëgjojnë zërat e gruas dhe shumë nga ta mavijosen dhe ndihen shumë të lodhur.

(Kosova Sot)