Kërkuesit shkencorë zbulojnë një "Stonehenge" në Mars

  • 24 March 2017 - 11:50
Kërkuesit shkencorë zbulojnë një

Një "Stonehenge" në Mars? Një formacion i çuditshëm, i cili ngjan me monumentin ikonik britanik, është gjetur në sipërfaqe të planetit të kuq. Dhe, nuk vonoi shumë, e kësaj strukture iu gjet emri adekuat - 'Marshenge'. Formacioni misterioz gjendet në një pirg dheu i cili shihet qartazi se është i rrethuar nga një hendek. Kësaj radhe nuk e di si do ta demantojnë skeptikët këtë zbulim. Ka shumë elemente të cilat nuk mund të shpjegohen thjesht si "mashtrim i syrit". Në afërsi të atij kompleksi nuk gjendet asgjë e ngjashme me të, gjë që është vetëm edhe një element shtesë që tregon se nuk kemi të bëjmë me formacion të natyrës. A d.m.th. kjo se Marsi në të kaluarën ka përmbajtur civilizime, pra jetë? Sido që të jetë, na mbetet që të presim e të shohim, transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)