Viktimat e magjisë së zezë

  • 24 April 2017 - 10:44
Viktimat e magjisë së zezë

Njerëz të shumtë përreth botës, të cilët i përkasin kulturave të ndryshme, besojnë në ekzistencën e magjisë së zezë. Tregimet e shumta që vijnë nga Karaibet, Shtetet e Bashkuara, India e shumë vende të tjera, na bëjnë të mendojmë që magjia zezë më të vërtetë ekziston. Magjia e zezë ua kishte futur frikën në palcë evropianëve që jetonin në mesjetë, dhe ndonëse që prej asaj kohe numri i njerëzve që ankohen për magji të zezë ka rënë, prapë kemi të bëjmë me një numër të madh viktimash që ankohen. Më poshtë mund t'i shihni tregimet e viktimave të magjisë së zezë.

Vetëvrasja

Një burrë indian, i njohur vetëm si T, ka qenë viktimë e magjisë së zezë të bërë për shkak të çështjeve pronësore. Pas një viti të shkëlqyeshëm në karrierë dhe pas një viti martese të lumtur, T papritmas kishte rënë në depresion dhe kishte filluar të mos flas me miqtë dhe bashkëshorten e tij të re. Shumë pak kohë pasi një gjë e tillë kishte ndodhur, T kishte bërë vetëvrasje, duke bërë që të gjithë të mendojnë që përgjegjës për vrasjen e tij ishte një i afërm, pronari i ri i një toke të T-së, i cili ishte i njohur që merrej me magji të zezë.

Fatkeqësitë familjare

Një djalë i ri nga Arabia Saudite kishte vendosur të martohej me një vajzë të panjohur për familjen e tij. Pasi që ua kishte njoftuar të dashurën, familja e djalit nuk kishte pranuar ta bekojë martesën e të birit, për shkak se familja e vajzës nuk kishte reputacion të mirë. Si shenjë hakmarrjeje, vajza u kishte bërë magji të gjithë familjarëve të ish të dashurit të saj. Të nesërmen, kryefamiljari kishte filluar të ketë probleme me trurin, një disk në shpinën e nënës së djaloshit kishte lëvizur, ndërsa më së keqi e kishte pësuar motra, mitra e së cilës ishte rrotulluar për 180 shkallë. Adolfo Constanzo Adolfo Constanzo ka qenë një njeri shumë i frikshëm, i cili është marrë me magji të zezë gjatë viteve të '80-a në Meksiko Siti. Ai është marrë edhe me trafikim droge, torturim dhe vrasje njerëzish, kryesisht me anë të magjisë së zezë. Njerëzit, të cilët kanë jetuar afër tij, kanë vuajtur deri në muajin maj të viti 1989, kur Constanzo, pasi që ishte rrethuar nga policia dhe kishte mbetur i pashpresë për t'ia mbathur, e kishte urdhëruar të dashurën e tij që ta vrasë. Tregimet për magjitë e zeza janë të mbushura me urrejtje. Praktikuesit e kësaj magjie hedhin një fuqi te një person dhe më pak ndiejnë që kanë të drejtë ta kontrollojnë atë fuqi. Shumica e viktimave kanë raportuar për sëmundje, ndërsa disa prej tyre kanë vdekur si pasojë e magjisë. Pothuajse të gjithë e pranojnë që për ta larguar magjinë e zezë duhet intervenuar pikërisht me një magji tjetër të zezë. 

(Kosova Sot)