Një ufo me tri drita i afrohet shumë një makine në lëvizje

  • 26 April 2017 - 10:09
Një ufo me tri drita i afrohet shumë një makine në lëvizje

Wyoming ka qenë dëshmitar i një ngjarje shumë të çuditshme. Teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij, më 6 mars 2014, në orën 21:40, ai i kishte vërejtur tri drita të çuditshme, për të cilat fillimisht kishte menduar që është ndonjë aeroplan. Mirëpo, këto drita i ishin afruar veturës së tij me shpejtësi të madhe. Wyoming bashkë me një mik të tij ishin duke u kthyer nga Kollinsi për në Kejene të Filadelfias kur i kishin vërejtur këto drita, trasmeton gazeta Kosova Sot

'Këto drita fillimisht ishin të renditura në formë trekëndëshi dhe filluan të rrotullohen. Në atë moment mendova se ai do të përplaset, mirëpo menjëherë dritat u renditën në mënyrë vertikale dhe lëviznin nga lart poshtë'. Kur objekti ishte afruar shumë, ata e kishin vërejtur që nuk ishte aeroplan. 'Teksa afrohej në drejtim të makinës sonë, ne e vërejtëm që nuk ishte aeroplan, mirëpo nuk mund të konstatonim formën e tij të saktë. Ne nuk kemi mundur të vërejmë formën e objektit, sepse dritat ishin shumë të fuqishme, ose ndoshta ai objekt nuk kishte formë fare.' 

(Kosova Sot)