Prej nga e ka prejardhjen helmi?

  • 19 May 2017 - 16:52
Prej nga e ka prejardhjen helmi?

Helmi i merimangave dhe shumëkëmbëshave përmban një koktej të tmerrshëm të kimikateve që shërben për t’i vrarë pretë dhe për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Disa lloje të tij, si helmi i merimangës gyp-rrjetë, mund të paralizojnë në çast viktimën. Tash, një studim i ri ka zbuluar origjinën e helmit të tyre dhe sipas raportit, çuditërisht, kjo armë e fuqishme jo vetëm që ka evoluar nga hormone të ngjashme me insulinën, por ky evolucion kishte ndodhur edhe të këmbënyjëtorët si dhe te shumëkëmbëshat.

Hulumtuesit fillimisht kërkuan për ngjashmëri në mes të proteinave në helm dhe molekulave në hormone. Pasi analizuan sekuencat proteinike, hulumtuesit nuk mundën të gjejnë ngjashmëri gjenetike, por ata zbuluan se ata kishin forma molekulare të ngjashme.

(Kosova Sot)