Stacioni hapësinor kinez do të bjerë në Tokë

  • 09 June 2017 - 09:22
Stacioni hapësinor kinez do të bjerë në Tokë

Kina më nuk e ka nën kontroll stacionin e saj hapësinor, i cili sillet rreth Tokës tash e pesë vjet dhe, kah fundi i vitit të ardhshëm, kjo strukturë pritet që të bjerë në Tokë. Stacioni hapësinor “Tiangong-1” ka pushuar së punuari dhe astronautët janë kthyer në Tokë.

Në raste të tilla objektet rëndom digjen në atmosferë, por Agjencia hapësinore kineze nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë. D.m.th. e ka humbur kontrollin ndaj saj. Kjo d.m.th. se djegia e stacionit të prishur kinez në hapësirë nuk do të jetë e kontrolluar dhe mbetjet e stacionit mund të bien edhe në vende të banuara.

(Kosova Sot)