A bëni edhe ju pjesë në 1% të popullësisë, me frekuencë më të lartë gjenetike

  • 14 June 2017 - 09:01
A bëni edhe ju pjesë në 1% të popullësisë, me frekuencë më të lartë gjenetike

Mos keni vërejtur dhe ju ka nervozuar fakti që ilaçet, dietat dhe modalitetet, të cilat duket se veprojnë te të tjerët, nuk veprojnë edhe te ju? Nëse po, atëherë ka të ngjarë që të keni frekuencë më të lartë gjenetike, transmeton gazeta Kosova Sot.

Është parë se vetëm 1% e popullatës së përgjithshme i përkasin gjenetikisht grupit me frekuencë më të lartë. Këta njerëz përshkruhen si hipersensitivë, empatikë, intuitivë, kreativë, ndonjëherë perfeksionistë dhe kompleksë. Edhe pse vërejnë se njerëzit e tjerë "bëjnë shumë pas tyre", këta njerëz ndihen të vetmuar, meqë, sikur që thamë, përbëjnë vetëm 1% të popullsisë. Misioni i tyre është që ta ndihmojnë specien tonë dhe planetin tonë që të mbijetojnë dhe të lulë- zojnë si një botë më e vetëdijshme. Si rezultat i kësaj, njerëzit me frekuencë më të lartë ndajnë shumë nga këto atribute:

1. Një dëshirë për të gjetur, konfirmuar, apo kapur esencën e "shtëpisë së tyre të vërtetë shpirtërore, të partnerit, familjes dhe komunitetit.

2. Një ndjenjë se rreth tyre ka entitete apo engjëj. Herë pas here ata edhe mund t'i dëgjojnë, apo shohin këto entitete.

3. Një ndjenjë se nuk mund ta arrijnë suksesin, lidhjet dhe lumturinë e dëshiruar, përkundër faktit se kanë aftësi dhe inteligjencë të jashtëzakonshme.

4. Ndryshimet në disponim, emocione dhe nivel të energjisë, të cilat duket të pasqyrojnë njerëzit, apo planetët rreth tyre, sa edhe vetë gjendjen e tyre.

5. Momentet kur ndihen më "të zgjuar", por këto momente zgjasin shkurt.

6. Ëndrrat "e gjalla", apo edhe lëvizjet, të folurit apo veprimet derisa janë në gjumë.

7. Periudhat e "derdhjes" intensive të raporteve, përgjegjësive, apo prioriteteve.

8. Një ndjenjë se koha është duke kaluar shumë më shpejt apo se "po humb" gjatë aktiviteteve të rregullta.

9. Një rritje e vetëdijes rreth sinkronicitetit dhe bindjes se nuk ka rastësi, apo "aksidente". Po ashtu, nëse jeni njeri me frekuencë të lartë, ka të ngjarë që të keni edhe disa nga këto bindje dhe ideologji: motoja e jetës suaj është "në shërbim të të tjerëve". E shihni botën tonë dhe përvojën njerëzore si pjesë më të vogël të një pikture më të madhe. Thuajse mendoni se ne, njerëzit, jemi objekt i eksperimenteve për entitetet, shpirtrat apo forcat e tjera të dimensioneve të tjera.

E dini se nevojiten situata të vështira që të vijë deri te hapja e mendjeve njerëzore. Për këtë shkak, doni që të jeni universalë, mund të besoni se lumturia mund të jetë, por edhe mund të mos jetë qëllim i këtij inkarnimi. E ndiqni zemrën tuaj, e cila u paraprin zbulimeve shkencore, nuk ju pëlqen fakti që paratë gjenden në qendër të funksionimit të botës, vëreni dhe respektoni që çdo njeri ka një rol të veçantë në komunitetin tonë global. Studenti ka po aq rëndësi për profesorin, sa edhe profesori për studentin. Edhe nëse nuk merrni gjithmonë lëvdatat për punën tuaj të madhe që bëni, mos u dëshpëroni, sepse kjo shkon në të mirë të gjeneratave të ardhshme.

(Kosova Sot)