Kamera e vëzhgimit incizon diçka të frikshme

  • 23 June 2017 - 10:46
Kamera e vëzhgimit incizon diçka të frikshme

Pronarja e një kafeneje, Julie Cooper, kishte fikur celularin e tmerruar, pasi që kishte parë shenjat e fantazmës. Pronarja e kafenesë, e kishte parë hijen e çuditshme derisa rrinte e shtrirë në shtrat dhe duke shikuar incizimet e kamerave të sigurisë në celularin e saj. Kjo nuk është hera e parë që incizime të tilla, të frikshme të jenë bërë në kafenenë memoriale “Don War” në Stokton, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Julie ka shpërndarë incizimet CCTV, ku shihen disa krijesa të ngjashme me njerëzit, në incizimin më të fundit, tri kamera të vëzhgimit thuhet ta kenë regjistruar një hije të zezë, duke lëvizur andej-këndej nëpër lokal.

Julie thotë të ketë parë edhe fikjen, respektivisht ndezjen automatike të dritave atë natë, gjë që e kishte frikësuar shumë. 

(Kosova Sot)