Tregimet më të frikshme me fantazma dhe përbindësha - Planeti X - Kosova Sot
Tregimet mė tė frikshme me fantazma dhe pėrbindėsha

Tregimet mė tė frikshme me fantazma dhe pėrbindėsha

Kulturat e ndryshme janë edhe përbindësha dhe fantazma të veçanta, të ndryshme. Ja disa prej tyre,raporton Gazeta Kosova Sot.

Demoni i natës Një krijesë zemërligë tronditë ishullin Pemba të Tanzanisë, në Oqeanin indian. Ajo mund ta ndërrojë formën. Ndonjëherë bëhet lakuriq, ndonjëherë merr formë të njeriut, apo tjetër. Kjo krijesë preferon që të dalë gjatë natës, por ndonjëherë është parë edhe ditën. Në gjuhën lokale, kjo krijesë quhet "popobawa" dhe, sipas gojëdhë- nave, ajo më së shumti i sulmon meshkujt në aspektin seksual. Kjo legjendë është relativisht e re, vetëm disa dekada, nga koha kur u vra presidenti i vendit. Legjenda thotë se ai që sulmohet nga ky demon, duhet t'ju tregojë të gjithëve, përndryshe ai do të sulmohet sërish. Ka pasur disa raste të panikut nga sulmi i këtij përbindëshi. Disa meshkuj lyhen me dhjamë derri, meqë besojnë se kjo i mbron nga demoni. .

Vajza në banjë Në Japoni, shkollat përmbajnë një sekret të ferrit. Nëse shkon në banjën e vajzave në katin e tretë të ndërtesës dhe hyn në WC-në e tretë, aty mund ta gjesh atë. "Duhet të trokasësh tri herë dhe ta thërrasësh emrin e saj", thotë një burim. "Kur ta hapësh derën e WC-së, aty do të jetë një vajzë e vogël". Kjo vajzë quhet Hanako-san. Ajo ka të ngjarë që të kërkojë shoqe për të luajtur. Apo ndoshta dëshiron t'ju çojë në ferr, nëpërmes guacës së WC-së. Në pjesë të ndryshme të Japonisë, kjo legjendë ka nuanca të ndryshme. Tregimi më i përhapur thotë se, gjatë Luftës së dytë botërore, një vajzë ishte në WC, kur ndërtesa u shemb nga një bombë, duke e zënë për fundi Hanako-Sanin, e cila mbeti aty përgjithmonë. 

Gruaja që qan Emri i saj ishte Maria. Ajo jetonte në Meksikë. Kishte flokë të gjatë, të zezë dhe një zemër ziliqare. Njeriu të cilin ajo e donte, nuk e merrte, kështu që, e zemëruar, ajo ia mori atij fëmijët, i çoi te lumi dhe i mbyti aty. Pasi që njeriu, të cilin ajo e donte e refuzoi sërish, Maria u bë e vetëdijshme çka kishte bërë, prandaj shkoi dhe edhe vetë u mbyt në ujë. Por, atë nuk e pranuan në botën tjetër, por e lanë që të bredhte në këtë botë me emrin La Llorona - gruaja vajtuese. Mendohet se kjo legjendë është e lashtë dhe i ka rrënjët që nga Perandoria e Astekëve. 

(Kosova Sot)

 

17 orë e 47 minuta më parë