Shkencëtarët: Kemi gjetur fakte për ekzistimin e planetit të nëntë

  • 22 July 2017 - 09:24
Shkencëtarët: Kemi gjetur fakte për ekzistimin e planetit të nëntë

Dy astronomë besojnë se kanë gjetur fakt të ri për dëshmimin e ekzistimit të planetit të nëntë, trup hipotetik i cili ndodhet larg skajeve të Sistemit Diellor.

Planeti i nëntë besohet të ketë madhësinë e Neptunit ose Uranit, dhe orbita e tij është rreth 700 herë më e madhe se sa largësia e Tokës dhe Diellit.

Debati për ekzistimin e tij vazhdon që një kohë dhe kryesisht bazohet në zbulimet se pjesa më e madhe e Rripit të Kuiperit kanë orbita të pazakonshme.  Kësaj radhe,  astronomët e Universitetit Komplutense në Madrid zbuluan se 28 objekte nga ky rrip grupohen pa kurrfarë arsye të dukshme.

Shpjegimi i vetëm për momentin rreth gjithë kësaj është se këto objekte mund të jenë nën ndikimin e planetit të nëntë.

Punimi i ri është publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.

(Kosova Sot)