''Qyteti antik nënujor'' ishte krijuar nga rrjedha e gazit natyror

  • 26 July 2017 - 09:58
''Qyteti antik nënujor'' ishte krijuar nga rrjedha e gazit natyror

Mbetjet nënujore afër një ishulli grek kanë dalë të jenë një fenomen gjeologjik dhe asgjë më shumë. Ndonëse kur ishin gjetur për herë të parë, strukturat e rrënojave në cekëtinat e Mesdheut, ishte menduar që ato i përkisnin një civilizimi që ishte zhdukur shumë kohë më parë, tani, pas një studimi të thuktë në lidhje me këtë fenomen, hulumtuesit kanë zbuluar që 'rrënojat' nuk kanë qenë të punuara nga njeriu dhe kanë qenë rezultat i një rrjedhje parahistorike të gazit, transmeton gazeta '' Kosova Sot''.

Në raport thuhet që gazi natyror besohet të ketë rrjedhur në Epokën e Pliocenit, para rreth 5 milionë vjetësh, kur kemi pasur të bëjmë me një rrjedhje masive të metanit në shtratin e detit, gjë që më pastaj kishte rezultuar në krijimin e strukturave, për të cilat hulumtuesit kishin menduar që ishin punuar nga njerëzit. 

(Kosova Sot)