Sekretet e fuqive të njeriut

  • 27 July 2017 - 09:19
Sekretet e fuqive të njeriut

Telekineza nënkupton lëvizjen e objekteve me anë të fuqisë së mendjes, gjë që nuk mund të shpjegohet shkencërisht. Besohet se të gjithë ne e kemi këtë aftësi, por te shumica e njerëzve ajo është e rrudhur, e stërkequr, për shkak se nuk është përdorë.,raporton Gazeta Kosova Sot

Te lëvizja e objekteve me fuqinë e mendjes, mendohet se njeriu, në ato raste, me anë të meditimit bashkohet me objektin, të cilin dëshiron ta lëvizë, ku më pas ai objekt bëhet pjesë e qenies energjetike. Kjo dukuri paraqet një domen të veçantë të kërkimeve të dukurive paranormale dhe ka të bëjë me ndikimin e përjetimeve psikologjike të njeriut në veprime fizike, sikur që është lëvizja e gjësendeve. Këtë fenomen më së miri e ka studiuar Uri Geler, prandaj sipas tij edhe fenomeni telekinetik është quajtur efekti geler.

(Kosova Sot)