Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë?

  • 10 August 2017 - 09:18
Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë?

Dini si të vraponi. Por, kur jeni në ëndërr, kjo duket si diçka shumë e rëndë. Ndiheni të pafuqishëm, të lodhur dhe e mezi e shtyni trupin. Njëlloj sikur të vraponi në mënyrë të ngadalësuar. Pse ndodh kjo?

Disa hulumtime thonë që ndoshta ëndrrat tona zhvillohen të ngadalësuara. Daniel Erlaker, psikolog në Universitetin e Bernit në Zvicër, ka zbatuar eksperiment për analizë të aktivitetit të trurit gjatë fjetjes.

Ai ka punuar me njerëz të aftë për ëndërrim lucid për të fituar rezultate më të sakta. Kur Erlaker ka kërkuar prej tyre të bëjnë aktivitet në ëndërr, ata i kanë zhvilluar aktivitetet për 50% kohë më të gjatë sesa derisa janë të zgjuar.

Por, sa është i shpeshtë vrapimi i ngadalshëm në ëndrra? Ijan Voles, psikolog dhe ekspert për ëndrra, thotë që është gjë e popullarizuar, por jo aq e shpeshtë.

(Kosova Sot)