Pesë pikëpamjet e ekspertit rreth fenomeneve psikike

  • 19 August 2017 - 11:32
Pesë pikëpamjet e ekspertit rreth fenomeneve psikike

Universi është i mbushur përplot me mistere, të cilat sfidojnë dijeninë tonë. Këto mistere, apo thënë ndryshe, fenomene të çuditshme, stimulojnë imagjinatën që të hapet drejt mundësive, që më parë as që ishin menduar. A janë, apo nuk janë të vërteta. Kjo ju takon juve të vendosni.

Profesori i aero-hapësirës dhe dekani i Shkollës së Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara në Universitetin e Prinstonit, Robert G. Jahn, papritmas kishte filluar të studiojë fenomenet fizike para 30 viteve. E tëra kishte filluar kur njëra nga nxënëset e tij më të mira kishte kërkuar nga ai që t’i ndihmojë rreth një studimi, që ajo ishte duke e bërë. Ai, ndonëse nuk kishte ndonjë përvojë me fenomenet fizike, ishte pajtuar që t’i ndihmojë asaj me studimin.

‘Përfshirja ime në këtë projekt më ka ndihmuar që të studioj thellë fenomenet misterioze të fizikës dhe tani dua që të vazhdoj edhe më tej me studimin e tyre’, kishte thënë mes të tjerash dekani Robert G. Jahn. Gjatë studimit të fenomeneve misterioze të fizikës, ai ka dhënë një sërë mendimesh dhe ne më poshtë kemi renditur pesë nga to:

1. Shkencëtarët në laborator mund të krijojnë kryevepra arti!

Jahn adreson disa kritika drejt atyre që merren me studimin e fenomeneve të mistershme fizike. Ai ka thënë: ‘Nxjerrja e dy rezultateve të ndryshme nga i njëjti fenomen mund të rezultojë me zbulimin e një karakteristike të re’. Ai më pas ka thënë që ngushtimi i fushës së observimit nganjëherë mund të sjellë rezultate pozitive. ‘Nganjëherë është thjesht si arti’.

Eksperimentet e fizikes kuantike kanë treguar që observuesi shumë shpesh mund të ndikojë në rezultatet e këtyre eksperimenteve, thjesht duke i vrojtuar ato.

2. Bota psikike ekziston!

‘Bota e fenomeneve psikike shumë shpesh është e lidhur ngushtë me moçalet e mbështjella me mjegull, ku besohet që jeton një numër i madh krijesash të çuditshme, të cilat dallojnë shumë nga ato që i kemi parë ndonjëherë apo që i shohim çdo ditë. Disa nga studiuesit, të cilët janë marrë në këtë botë kanë ardhur në përfundim që çdo gjë e tillë është thjesht një iluzion, ndërsa disa shkencëtarë të tjerë kanë thënë të bindur që ekziston diçka shumë e mistershme në botën psikike dhe krijesat e atjeshme janë të mrekullueshme dhe në një dimension tjetër.

3. Sir Francis Bacon, shkencëtari i parë që mbështeti zyrtarisht këtë teori

Jahn ka përmendur edhe ndihmën e madhe, që ka marrë nga ana e Sir Francis Bacon-it dhe shkencëtarëve të tjerë, të cilët ishin të interesuar që ta shtynin përpara studimin e fenomeneve fizike, shumë kohë para Jahn-it.

‘Komenti i Sir Francis Bacon-it mund të ketë qenë komenti i parë shkencor në lidhje me këtë temë, pasi që ai në shekullin e shtatëmbëdhjetë kishte kërkuar që të bëhen studime shkencore për fenomenet e ndryshme, në mesin e të cilave edhe ëndrrat dhe telepatitë.

4. Studimet psikike po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Pasi që kishte kryer hulumtimet e tij, Jahn kishte ardhur në përfundim që studimet e dukurive misterioze në fushën e fizikës janë duke ecur me hapa shumë të shpejtë, madje, ai e ka krahasuar këtë përparim me atë të shkencave natyrale, kur ato ishin shfaqur për herë të parë. ‘Përkundër skeptikëve dhe ndihmave tejet të vogla financiare, ne jemi duke përparuar shumë shpejt me studimet tona’, kishte thënë ai mes të tjerash.

5. Proceset psikike janë besuar më shumë në të kaluarën

Jahn ka shkruar: ‘Bibla, sikurse edhe shkrimet e tjera hyjnore, e trajtojnë procesin psikik si një përbërës të domosdoshëm të jetës njerëzore, duke lënë të kuptohet që në të kaluarën proceset psikike janë pranuar më lehtë dhe është besuar më shumë ekzistenca e tyre’. 

(Kosova Sot)