Të gjithë me sytë nga qielli për eklipsin total të diellit pas 38 vjetësh

  • 21 August 2017 - 16:40
Të gjithë me sytë nga qielli për eklipsin total të diellit pas 38 vjetësh

Për pak minuta do të bëhet natë në mes të ditës. Por këtë spektakël mund të shijojnë vëtëm ata që ndodhen në Shtetet e Bashkuara. Sot ndodh eklipsi total i diellit, që pritet të nisë në orën 17:00 me orën europiane. Ai do të shihet në një territor prej 110 kilometrash gjerësi që përshkon 14 shtete. Dielli do të zihet plotësisht nga Hëna për një periudhë prej 2 minuta e 46 sekonda. Por edhe në Europë apo Afrikë, në disa vende do të shihet eklipsi i pjesshëm.
Eklipisi i fundit i plotë në SHBA ka ndodhur në 1979 ndaj buja mediatike është e madhe.

(Kosova Sot)