E frikshme: e-mailat misteriozë, të dërguar nga bota tjetër?! (Foto)

  • 22 August 2017 - 09:18
E frikshme: e-mailat misteriozë, të dërguar nga bota tjetër?! (Foto)

Familjarët dhe miqtë përfundimisht u rehatuan, pasi që një i ndjerë nga Pensilvania filloi të dërgonte e-maila misteriozë nga bota tjetër.

BBC njofton se Jack Froese, 32-vjeçar, nga Dunmor, Pensilvania, kishte vdekur papritmas nga aritmia e zemrës, në qershor të vitit 2011. Pesë muaj pas vdekjes së Froese-s, miku i tij më i mirë, Tim Hart, kishte thënë se kishte marrë një e-mail nga llogaria e Froese-s, me tekstin “Jam duke shikuar”.

Një natë të ftohtë nëntori...

“Një natë në nëntor, isha duke qëndruar në kauç, duke shikuar e-mailat në telefon dhe papritmas pashë: ‘dërguesi: Jack Froese’. U zbeha kur e lexova atë”, tregoi Hart për BBC-në.

Brenda e-mailit ishte mesazhi: “A më dëgjove? Unë jam në shtëpinë tënde. Pastroje këtë nënkulm të mallkuar!!!”

Para se të vdiste Froese, Hart deklaroi se kishin qenë të vetëm në nënkulm, duke biseduar çka të bënin me hapësirën.

Kushëriri i Froese-s, Jimmy McGraw, po ashtu thotë se ka marrë e-maila post-mortem nga Froese në nëntor, ku i thoshte, “E dija se do ta thyeje zogun e këmbës, u mundova të ta tërhiqja vëmendjen, duhet të kesh kujdes më shumë”.

McGraw thotë se kishte thyer zogun e këmbës një javë para se ta merrte e-mailin.

“Do të doja të them se Jack e dërgoi atë mesazh, meqë ai ende është duke u përpjekur që të vërë kontakt me mua”, ka deklaruar McGraw për BBC-në.

Image

A është ndoshta nëna?

Burimi i e-mailit vazhdon të mbetet mister. Miqtë e Froese-s thonë se askush nuk e dinte fjalëkalimin e tij dhe se nuk besojnë që llogaria e tij të jetë thyer. Hart thotë se kishte menduar se ishte nëna e Froese-s ajo që ishte duke i dërguar ata e-maila, por kur e pyeti për këtë, ajo i tha: “Merre këtë gjë si të duash, apo pranoje si dhuratë”.

Marrja e mesazheve misterioze nga bota tjetër është raportuar edhe më parë, por rëndom në fund ishte parë se kjo ishte vepër e ndonjë hakeri, i cili keqpërdorte llogarinë e të ndjerit.

Image

Një rast tjetër

Në dhjetor të vitit 2011, Cassie Woods nga Stafordi i Virxhinias, deklaroi se ishte tmerruar dhe kishte qarë kur kishte marrë një e-mail nga nëna e saj e ndjerë, dy vjet pasi që ajo kishte vdekur. Më pas ishte parë se e-maili i saj ishte thyer dhe u kishte dërguar e-maila “spam” të gjithë kontakteve të saj.

Ekziston një aplikacion i “Facebook”-ut i quajtur “ifidie” (nëseunëvdes), i cili u lejon shfrytëzuesve që të zgjedhin tre miq, si të “besueshëm”, të cilët do të jenë përgjegjës për konfirmimin e vdekjes së personit në fjalë. Por, nuk besohet që Froese ta ketë bërë një gjë të tillë, duke marrë parasysh vdekjen e papritur të tij.