Arka e mallkuar

  • 22 August 2017 - 17:07
 Arka e mallkuar

Para rreth 150 vitesh, Jacob Cooley kishte urdhëruar një skllav që ta ndërtonte një arkë për fëmijën e tij të parë. Pasi që skllavi, i quajtur Hosea, e kishte përfunduar punën dhe ia kishte prezantuar arkën “pronarit” të tij, ky i fundit ishte nevrikosur aq shumë saqë e kishte rrahur për vdekje skllavin e shkretë. Më të dëgjuar, të gjithë skllevërit e Cooley-t kishin bërë një marrëveshje për t’u hakmarrë për shokun e tij, ndërsa, për ta çuar në vend betimin e tyre ata kishin vendosur që ta mallkonin arkën e ndërtuar. Pasi që e kishin mallkuar arkën, familja Cooley ishte prekur nga mallkimi, duke bërë që në një periudhë shumë të shkurtër, brenda familjes të vdisnin 17 persona, përfshirë edhe djalin e porsalindur të Jacob-it.

(Kosova Sot)