Zgjidhet misteri i qenve të kaltër

  • 23 August 2017 - 11:51
Zgjidhet misteri i qenve të kaltër

Është zgjidhur misteri i qenve të kaltër të Mumbait

Kohëve të fundit janë parë qentë duke u sorollatur në rrugët e qytetit indian me qime të ngjyrosura me ngjyrë të kaltër.

Një hetim nga autoritetet e qytetit e ka konfirmuar atë që tash e një kohë dyshohej nga vendorët – qimet e qenve ishin ngjyrosur nga mbeturinat industriale.

Një fabrikë prodhimi është mbyllur pasi ishte akuzuar për hedhjen e mbeturinave kimike në mënyrë të paligjshme në një zonë tejet të industrializuar të Lumit Kasadi.

Në mesin e kemikaleve tjera janë gjetur edhe nivele të larta të klorit në ujë.

Thuhet se qentë shpesh notojnë në këtë lumë, ku edhe e kanë marrë ngjyrën e re në trupin e tyre.

Vendorët të cilët e kishin parë ndryshimin te qentë u ankuan të autoritetet, të cilat nisen hetimin.

“Ishte tronditëse ta shohësh se si qimet e bardha të qenve ishin shndërruar krejtësisht në ngjyrë të kaltër,” ka thënë aktivisti për të drejta të kafshëve, Arati Chauhan për Hindustan Times.

(Kosova Sot)