Rrëfimi i gruas që ka kaluar gjithë jetën në ndjekje të fantazmave

  • 23 August 2017 - 15:32
Rrëfimi i gruas që ka kaluar gjithë jetën në ndjekje të fantazmave

Në një bunker të errët, një tavolinë fillon të lëvizë pa e prekur askush dhe goditet për muri, përderisa një jehonë e pashpjegueshme terrorizon korridorin e boshatisur të bunkerit. I gjithë ky incident incizohet nga një grup hetuesish të dukurive paranormale, të cilët kishin shkuar në bunker me shpresën që do të mund të përjetonin diçka të tillë.

Për shumë njerëz, ky është një skenar ankthi. Mirëpo, për udhëheqësen e Hetuesve Australianë të Dukurive Paranormale, Peta Banks, kjo dukuri është thjesht një tjetër ditë pune, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si udhëheqëse e një grupi prej pesë hetuesish dhe rreth njëzet vullnetarësh, ajo thotë që puna e saj është ta dëshmojë ekzistencën ose joekzistencën e fantazmave nëpër objektet që pretendohet të jenë të pushtuara.

“Ne merremi edhe me UFO, mirëpo përqendrimi ynë kryesor është tek fantazmat dhe objektet e pushtuara nga to”, ka thënë zonja Banks. “Ne shkojmë nëpër vende të caktuara dhe punojmë për ta vërtetuar nëse në atë vend ka ose jo fantazma”.

(Kosova Sot)