Familja e pushtuar nga djalli

  • 09 September 2017 - 11:41
Familja e pushtuar nga djalli

Përkundër mosbesimit në fillim, kapiteni i policisë në vendin Geri të Indianës, Charles Austin, tani është i bindur se bodrumi i ish-shtëpisë së familjes së Latoya Ammons-it ishte i “kontaminuar” me djaj. Ai thotë se të gjithë që ishin me të atë ditë, në atë shtëpi, nuk kanë dyshim se aty ishte vetë porta e xhehenemit.

Për shkak se fëmijët e kësaj familjeje kishin munguar nga shkolla, në këtë mesele ishte involvuar edhe shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve, i cili ia kishte marrë Latoya-s kujdesin ndaj fëmijëve. Por, Latoya dhe nëna e saj vazhdimisht insistonin se problemi i familjes së tyre ishte i mbinatyrshëm. Kapiteni i policisë kishte shkuar aty, i bindur se bëhej fjalë për mashtrim. Por, ajo që gjeti aty, në atë ditë pranvere të vitit 2012, e tronditi atë tërësisht, ia rrezikoi jetën dhe u bë pjesë e historisë së dokumentuar të policisë së Indianës. Policët kishin regjistruar një zë, që thoshte “hey”, edhe pse atë ditë asnjë nga pjesëtarët e familjes Latoya nuk gjendeshin në shtëpi. Pohimet e policisë i vërteton edhe prifti katolik Michael Maginot. Edhe prifti kishte shkuar i bindur se nuk do të haste në djaj, por përfundoi duke bërë katër ekzorcizma në nënën e tre fëmijëve. Ai thotë se edhe vetë u sulmua nga djajtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Latoya thotë se, për një periudhë gjashtëmujore, ajo dhe tre fëmijët e saj ishin pushtuar nga djajtë. Ajo thotë se dy djemtë, të moshës 9 dhe 7-vjeçare dhe vajzën e saj (12-vjeçare) i sulmonin djajtë fizikisht, duke i përplasur për mobilie derisa i linin të përgjakur. Ajo thotë se të gjithë anëtarët e familjes u prekën nga sëmundje të ndryshme. Vetë ajo nga tri infektime të veshkave, kurse fëmijët nga sëmundje dhe probleme të tjera. Ajo tregon se zhurma vinte nga bodrumi, prandaj e kishte mbyllur atë me dry.

Prifti Marginot thotë se, sipas tij, kjo e keqe kishte ndodhur për shkak se dikush e kishte mallkuar të ëmën e fëmijëve, por edhe për shkak se, në atë shtëpi, më parë me gjasë janë bërë praktika të mistershme.

Prifti Maginot thotë se duhet të bëhet dallimi midis shpirtrave dhe djajve, ku këta të fundit është shumë vështirë të largohen. Ai tregon se ekzorcizmin e gruas e kishte bërë në kishë, dhe se fëmijët nuk ishin të pushtuar nga djajtë, por vetëm të keqtrajtuar nga ta.

Katër raste të famshme të pushtimit nga djajtë

Anna Ecklund - 1912-1928 – Wrling, Ajoua

Anna kishte 14 vjet, kur ishte mallkuar nga i ati dhe halla dhe, prej këtij momenti, ajo nuk mund të rrinte afër kishave apo gjësendeve religjioze. Ajo iu nënshtrua ekzorcizmit në vitin 1912, por i ati dhe halla e saj lutën shejtanin që ta vizitonte përsëri të bijën. Në vitin 1928 Anna kërkoi ndihmë nga kisha dhe u vendos në një manastir. Pas tri ekzorcizmave, ajo u shpall “e pastër”.

Image

Roland Doe – vitet 1940 - Kotaxh Siti, Merilend

Doe – i cili kishte shërbyer si frymëzim për filmin “The Exorcist” – kishte 14 vjet, kur halla e kishte inkurajuar ta përdorte një tabelë Ouija gjatë viteve 1940. Kur halla vdiq, Roland mund të ketë tentuar ta kontaktonte atë me tabelë, gjë që iu dha rast djajve ta sulmonin atë. Ai iu nënshtrua më shumë se 30 ekzorcizmave, para se të pastrohej nga djajtë.

Image

Anneliese Michel - 1973 - Gjermani

Anneliese ishte një bavareze 16-vjeçare, që vuante nga epilepsia dhe sëmundjet mendore. Në vitin 1973 ajo filloi ta pinte urinën dhe të mos duronte gjësendet fetare. Ajo luti prindërit që ta pastronin nga djajtë. Dy priftërinj i bënë asaj rreth 70 ekzorcizma, por për shkak të problemeve shëndetësore, ajo vdiq nga uria. Filmi “The Exorcism of Emily Rose” bazohet në këtë rast.

Michael Taylor - 1974 – Jorkshajër, Angli

Taylor ishte akuzuar nga gruaja se e mashtronte me udhëheqësin e një grupi fetar. Ai ishte përgjigjur me zemërim dhe kishte vazhduar duke bërë mëkate, gjë që kishte ndikuar te disa njerëz të mendonin se ai ishte i pushtuar nga djajtë. Ai iu nënshtrua një ekzorcizmi, por pasi u kthye në shtëpi, vrau gruan dhe u bë bredhacak. Nuk u dënua për vrasje, për shkak të “sëmundjes mendore”.

(Kosova Sot)