A ka jetë në Titan?

  • 15 September 2017 - 16:40
A ka jetë në Titan?

Të dhënat e fundit sugjerojnë se disa reagime kimike mund të çojnë deri te format e jetës edhe në mungesë të ujit, në zonat të cilat aktualisht konsiderohen si të "pabanueshme". Duket se është vetëm çështje kohe para se të gjejmë jetë jashtë tokës edhe atë brenda kufijve të sistemit tonë diellor, transmeton gazeta Kosova Sot.

Një simulim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit "Cornell" ka vënë në pah mundësinë e reagimeve probiotike në sipërfaqe të njërës prej hënave të Saturnit, në Titan. Në fakt, sipas kërkimeve, Titani është trupi i vetëm qiellor në sistemin tonë diellor, natyrisht përveç Tokës, ku të reshurat dhe rrjedhjet shkaktojnë erozion të dheut. Kjo sugjeron mundësinë e evoluimit të jetës në një vend ku është tepër ftohtë që uji të jetë faktor primar. 

(Kosova Sot)