Pronarët e kafenesë kërkojnë kthimin e fantazmës së vjedhur!

  • 04 October 2017 - 17:35
Pronarët e kafenesë kërkojnë kthimin e fantazmës së vjedhur!

Pronarët e një kafeneje historike në Angli i kanë shkruar një letër një artisti kinez, për të cilin pretendojnë që e ka vjedhur fantazmën e tyre. Kontesti i çuditshëm për temë ka një kafene në Bollton të Anglisë, për të cilën thuhet që është e pushtuar nga fantazma e James Stanley-t, konti i shtatë i Derbit, i cili besohet të ketë vdekur pasi që i ishte hequr koka jashtë kësaj ndërtese, në vitin 1651, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për shekuj të tërë në këtë lokal ka pasur raportime për fenomene të çuditshme, mirëpo, viteve të fundit, situata është qetësuar dukshëm dhe duket se ‘fajtori’ për këtë gjë është artisti kinez Lu Pingyuan, i cili ka thënës e fantazma ishte pajtuar që të dilte nga lokali, për t’u shfaqur në një ekspozitë të tij. Të pakënaqur me këtë gjë kanë mbetur pronarët e lokalit, që po kërkojnë rikthimin e fantazmës së vjedhur. 

(Kosova Sot)