< Ja si mund të mbroheni nga magjia e zezë - Planeti X - Kosova Sot
Ja si mund tė mbroheni nga magjia e zezė

Ja si mund tė mbroheni nga magjia e zezė

Magjia e zezë është një lloj energjie që dërgohet në drejtimin tuaj për t'ju bërë keq, andaj është e rëndësishme t'i merrni masat e nevojshme për t'u mbrojtur,raporotn Gazeta Kosova Sot 

Forcimi i mburojave shpirtërore Besojeni ose jo, të gjithë njerëzit e kanë një lloj mburoje përreth vetes, që i mbron nga magjia e zezë. Megjithatë, është e rëndë- sishme që këto mburoja të mirëmbahen vazhdimisht. Njëra nga mënyrat më universale të mbrojtjes nga magjia e zezë është nëpërmjet meditimit, ndërsa, alternativë është edhe konsultimi me ndonjë ndërmjetës psikik, i cili mund t'ju ndihmojë në ndërmarrjen e masave të nevojshme për rutinën e "mirëmbajtjes" suaj të rregullt. Kripa Kripa është një mineral tokësor që tash e një kohë të gjatë është vlerë- suar për vetitë pastruese që ka.

Ngjashëm sikur që ngadalëson bakteret në ushqimin tuaj ose mbron perimet nga kalbja, kripa mund të përdoret edhe për t'u mbrojtur nga magjia e zezë. Në shumë filma mund të keni parë njerëz të cilët e krijojnë një rreth me kripë për t'u mbrojtur nga magjitë e zeza. Ndonëse një gjë e tillë mund të jetë shumë e efektshme, nuk është shumë praktikë, përveç nëse planifikoni t'i kaloni ditët në atë rreth. Lajmi i mirë është që, nëse e rrethoni shtëpinë me kripë, do të jeni të mbrojtur në të. Hajmalia Hajmalitë janë objekte mbrojtëse, të cilat i bartni me vete. Derisa ju keni një hajmali në trupin tuaj ose të futur në rrobat tuaja, ju do të jeni të mbrojtur nga magjia e zezë dhe krijesat e tjera keqbërëse. Ka shumë lloje të hajmalive, megjithatë, gjëja më e rëndë- sishme është që ju të besoni në fuqinë e tyre! Energjia pozitive Magjia e zezë nuk është shaka, mirëpo nganjëherë duhet të trajtohet si e tillë. Magjia është energji, sikurse që është edhe gëzimi dhe të qeshurit. Si rrjedhojë, magjia dhe energjitë pozitive janë të kundërta, kur përplasen ato mund ta neutralizojnë njëra-tjetrën.

Natyrisht, kjo teknikë nuk funksionon gjithmonë, mirëpo ia vlen të provohet. Pra, reflektimi i energjisë pozitive në situatat kur dyshoni që jeni viktimë e magjisë së zezë, mund t'ju ndihmojë në tejkalimin e problemit. Qiriri pranë pasqyrës Kur të gjitha metodat e tjera dështojnë, shqiptimi i fjalëve magjike para pasqyrës është metoda që duhet përdorur në luftën kundër magjisë së zezë. Kjo metodë përfshin lënien e një qiriri të zi, të ndezur para një pasqyre gjatë gjithë natës në dhomën tuaj. Qiriri i zi absorbon energjinë, në veçanti energjinë negative. Pasqyra me reflektimin e vet do t'i drejtojë magjitë andej nga kanë ardhur. Është e rëndësishme që të mos shikoheni në këtë pasqyrë gjatë kohës kur është qiriri ndezur, andaj kthejeni pasqyrën nga ndonjë mur apo vendoseni në një hapësirë ku nuk kalojnë njerëzit.

Dallimi i vetëm mes magjisë së bardhë dhe asaj të zezë është qëllimi. Pra, magjia, në esencë, është e njëjtë. Ajo është një lloj energjie që vjen në drejtimin tuaj me një lloj qëllimi. Andaj, nëse mendoni që magjia që ju është vërsulur nuk është 'miqësore', merrni masat e nevojshme për t'u mbrojtur. 

(Kosova Sot)

23 orë e 10 minuta më parë