Asteroidi i sapozbuluar për pak i iku goditjes me Tokën

  • 14 October 2017 - 15:14
Asteroidi i sapozbuluar për pak i iku goditjes me Tokën

Një asteroid i cili u zbulua javën e kaluar, për pak i shpëtoi goditjes me planetin tonë disa orë pas zbulimit të tij. Ka kohë që NASA është në kërkim të asteroideve ‘vrasëse’, por zbulimi i tyre del të jetë detyrë e vështirë, përkundër numrit të madh të astronomëve që merren me këtë kërkim. Ky realitet u bë edhe më evident gjatë fundjavës kur një asteroid i quajtur 2016 QA2 për pak i iku ndeshjes me Tokën, pak orë pas zbulimit të tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Orbita e çuditshme e këtij asteroidi e ka vështirësuar zbulimin e tij, sikur edhe madhësia e tij e vogël. Edhe pse ndeshja e këtij asteroidi me Tokën nuk do të shkaktonte ndonjë dëm të madh, mundësia për një ndeshje të tillë ven në pah faktin se sa e rrezikuar që është Toka nga goditjet e tilla.

(Kosova Sot)