Kafka e vërejtur në Mars mund të jetë e një jashtëtokësori gjigant

  • 27 July 2015 - 18:20
Kafka e vërejtur në Mars mund të jetë e një jashtëtokësori gjigant

Sipërfaqja e Marsit duket sikur zonat e braktisura në perëndim të Shteteve të Bashkuara, ku drerët dhe antilopat luftojnë deri në frymëmarrjen e fundit, e më pas kafkat e tyre mbesin në fushëbetejë, derisa ndikimi i diellit të bëjë që ato të duken sikur gurë. Një fotografi e tillë e nxjerrë nga planeti Mars duket se paraqet një objekt të varrosur në sipërfaqen e Marsit.

Analistët, të cilët e kanë shikuar këtë fotografi, kanë thënë që ajo që mund të shihet pa asnjë dyshim është një fytyrë e ngulitur në sipërfaqe, derisa sytë dhe nofulla e krijesës që është varrosur atyre – para shumë kohësh – kanë mbetur mbi sipërfaqen e tokës.

Bazuar në madhësinë e kafkës në fjalë, banorët e Marsit apo jashtëtokësorët  që i kishin vizituar, kanë pasur një gjatësi prej rreth 3 metrash. 

(Kosova Sot)