Tregimi i njerëzve që janë kthyer në jetë, pasi që ishin shpallur të vdekur

  • 27 July 2015 - 19:10
Tregimi i njerëzve që janë kthyer në jetë, pasi që ishin shpallur të vdekur

Vdekja është një proces natyror, të cilën do ta shijojnë të gjithë njerëzit, mirëpo faktin që nga vdekja nuk ka kthim prapa e demantojnë disa njerëz, të cilëve duket sikur u është dhënë një shans i dytë për të jetuar, pasi që janë kthyer në jetë, pasi që ishin shpallur të vdekur. Më poshtë mund t’i shihni tregimet e disa prej këtyre njerëzve

Image

Fermeri, i cili ka trokitur nga arkivoli

Fermeri Matthew Wall, nga fshati Brofing i Anglisë, ishte futur në arkivol më 2 tetor të vitit 1571 për t’u dërguar në kishë. Mirëpo, gjatë rrugës njerëzit, të cilët kanë qenë duke bartur trupin ‘e pajetë’ të tij, ishin tronditur kur nga brenda kishin dëgjuar disa trokitje të lehta. Pasi që kishin hapur arkivolin, në të cilin gjendej Wall, ata kishin parë që ai ishte gjallë, merrte frymë dhe kishte vetëdije, ndonëse ishte tejet i lodhur. Pasi që ishte kthyer në spital, Wall kishte arritur të jetojë edhe për 24 orë të tjera.

Image

Fëmija brazilian, që ka vdekur dy herë

Jo të gjitha tregimet e kthimit në jetë kanë përfundim të lumtur. Kelvin Santos, dyvjeçari nga Brazili, një orë para se të varrosej, ishte zgjuar nga arkivoli dhe i kishte kërkuar ujë të atit të tij, për t’u shtrirë përsëri në arkivol nga ku nuk është zgjuar kurrë më. Disa thonë që rasti i tij ka qenë një mrekulli në vete, e disa të tjerë pretendojnë që ai nuk kishte vdekur deri në atë kohë, mirëpo familjarët më pas kishin ngritur akuza ndaj spitalit, me pretendimin që kishin shpallur të vdekur birin e tyre të gjallë.

Image

Prostituta, që kishte vdekur ‘në orar të punës’, është zgjuar nga arkivoli

Një prostitutë në Zimbabve kishte ndërruar jetë, teksa ka qenë me një klient të saj në motel, i cili i frikësuar kishte thirrur policinë dhe ambulancën, e këta të fundit e kishin shpallur të vdekur. Mirëpo, pasi që trupi i saj ishte vendosur në arkivol, prostituta ishte kthyer përsëri në jetë, duke u zgjuar nga arkivoli për t’i çmendur të gjithë të pranishmit. Dëshmitarët kanë qenë të bindur që ajo kishte vdekur, pasi që edhe trupi i saj veçse ishte ftohur.

Image

Vrasësja, e cila i mbijetoi varjes

Në vitin 1650, Anne Green ishte shpallur fajtore për vrasjen e fëmijës së saj jashtëmartesor dhe për këtë veprim të saj ajo ishte dënuar me varje. Pasi që ishte lënë e varur për gjysmë ore, ajo veçse kishte ndërruar jetë, andaj edhe zyrtarët kishin marrë trupin e saj për ta vendosur në arkivol, mirëpo  për habinë e të gjithëve ajo ishte kthyer në jetë. Pas kësaj ngjarjeje, asaj i ishte falur krimi dhe kishte arritur të jetojë edhe një kohë të gjatë.

Image

Gruaja, e cila ishte varrosur e gjallë

Në shekullin e tetëmbëdhjetë në Irlandë si pasojë e gripit kishte vdekur bashkëshortja e një doktori, e cila kishte pasur në gishtin e saj një unazë shumë të shtrenjtë, të cilën familjarët nuk kishin arritur ta nxjerrin, andaj edhe e kishin varrosur bashkë me unazë. Pasi që lajmi për rastin e saj kishte marrë dhenë, disa hajdutë kishin gërmuar në varrin e saj dhe ishin tronditur kur kishin parë që në varr pushonte zonja që ende nuk kishte vdekur. Hajdutët ia kishin mbathur, ndërsa ajo ishte ngritur nga varri për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Kur burri e kishte parë, kishte pësuar sulm dhe kishte vdekur, për t’u varrosur më vonë në varrin, ku kishte pushuar për ca kohë bashkëshortja e tij.

Image

(Kosova Sot)