Në sipërfaqen e Plutonit zbulohet një rrjedhë masive e akullit

  • 28 July 2015 - 16:21
Në sipërfaqen e Plutonit zbulohet një rrjedhë masive e akullit

Hulumtuesi i ‘Horizontet e Reja’, Alan Stern, i është referuar Plutonit me fjalën, ‘çudi shkencore’. Pas publikimit të fotografive, që ishin bërë nga një distancë relativisht e afërt, shkencëtarë të shumët, në veçanti ata që punojnë në ‘Horizontet e Reja’, kanë punuar me intensitet të lartë në identifikimin e strukturave në sipërfaqen e Plutonit dhe hënës së tij. Në një konferencë për medie, të dhënë së fundmi, zyrtarët e ‘Horizontet e Reja’ kanë bërë të ditur që kanë vërejtur rrjedha të nitrogjenit të akullt duke lëvizur në sipërfaqen e planetit, rrjedhë kjo që shkon në drejtim të regjionit, që në fotografi duket të ketë formë sikur të zemrës.

Njëri nga shpjegimet fillestare ka qenë që kjo rrjedhë mund të jetë shkaktuar nga nxehtësia që vjen nga brendësia e planetit, megjithatë kanë qenë vetë shkencëtarët ata të cilët kanë deklaruar që duhet studim shumë i thellë për ta vërtetuar se çka i ka shkaktuar këto ndryshime në sipërfaqen e Plutonit.

(Kosova Sot)