< Kardinali mesjetar që besonte në ekzistimin e alienëve - Planeti X - Kosova Sot
Kardinali mesjetar qė besonte nė ekzistimin e alienėve

Kardinali mesjetar qė besonte nė ekzistimin e alienėve

Nicholas nga Cusa, i njohur edhe si Nicolaus Cusanus, Nicholas nga Kues dhe Nicolaus Krebs, ishte një njeri i cili nuk frikësohej që ta shfaqte mendimin e tij dhe të thoshte gjëra, të cilat nuk preferoheshin të thuheshin asokohe. Ai jo vetëm që kishte kundërshtuar modelin e Aristotelit, të Tokës në qendër të Universit, por po ashtu besonte në ekzistimin e jashtëtokësorëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nicholas ishte një prift që jetoi në shekullin XV. Përkundër mendimeve të tij jo tipike për atë kohë, ai arriti që të bëhej kardinal. Zyrtarisht, ideja se mund të ketë jetë jashtëtokësore në univers u bë e ditur në shekullin XX, si teoria e pluralitetit të botëve.

Për këtë shkak, mund të themi se Nicholas ishte mendimtar që ishte para kohës kur jetonte. Në librin e tij “De docta ignorantia” (1439-40) ai qartë e shprehte mendimin rreth ekzistimit të alienëve. Ai herë thoshte se alienët janë më përpara se ne me civilizim, e herë e thoshte të kundërtën, se ne jemi më të zhvilluar. 

Kardinali mesjetar që besonte në ekzistimin e alienëve.

(Kosova Sot)

10 orë e 18 minuta më parë