Ja çka ndodh me trurin para vdekjes

  • 12 November 2017 - 11:11
Ja çka ndodh me trurin para vdekjes

Ekziston një bindje e përhapur se rolin kryesor në momentet para vdekjes e luan zemra, e cila pasi që pushon së rrahuri, të gjitha pjesët e tjera të trupit fillojnë që të shuhen. Por, studimet më të reja tregojnë se truri e luan rolin kryesor. Shkencëtarët kanë parë te minjtë e laboratorit se, në momentet e vdekjes, truri dërgon sinjale në zemër, të cilët e dëmtojnë atë dhe organet e tjera, gjë që edhe shkakton vdekjen, transmton gazeta Kosova Sot Online.

Kur shkencëtarët i bllokonin ato sinjale, shihnin se zemra jetonte më gjatë. Nëse kjo ndodhë edhe te njerëzit, atëherë ndoshta do të ekzistonte mundësia që, pas infarktit të zemrës, të pengohen sinjalet nga truri, thuhet në artikullin e botuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Është parë se truri i personit, zemra e të cilit ka pushuar së rrahuri, është aktiv edhe pas humbjes së vetëdijes dhe kur personi më nuk jep shenja jete. 

(Kosova Sot)