Në “selfie” të adoleshentes shihet një fantazmë e vërtetë!

  • 29 July 2015 - 16:32
Në “selfie” të adoleshentes shihet një fantazmë e vërtetë!

Një vajzë adoleshente ishte duke bërë foto të vetvetes me celular dhe, pasi që i shikoi pamjet, vërejti diçka të çuditshme në njërën nga fotot.

E ëma e vajzës, Karisa Saunders nga Tulsa, Oklahoma, ka publikuar foton duke kërkuar shpjegim për të.

"Vajza ime Lauren kishte shkuar për të bujtur te një shoqe e re në Berryhill, Oklahoma, dhe e bëri këtë foto të vetvetes. Prapa saj nuk kishte asgjë që do të mund të reflektonte. Por, aty shihet një fytyrë burri në të majtë dhe, në të djathtë të fotos, rri ulur shoqja e saj në shtrat. Ne kemi një të afërm i cili merret me këto gjëra dhe kemi kërkuar shpjegimin e tij. Gjatë vitit të fundit na kanë vdekur tre anëtarë të familjes, ku gjyshi i vajzës ka qenë i fundit që e ka lënë këtë botë”. Ajo sikur donte të thoshte se në foto shihej shpirti i ndonjë të vdekuri të familjes. Çka mendoni ju? (Kosova Sot)