Gjendet një mumie hibride, 3 mijë vjet e vjetër

  • 30 July 2015 - 10:45
Gjendet një mumie hibride, 3 mijë vjet e vjetër

Në Gjermaninë veriore, aty ku në vitin 2001 ishte zbuluar disku qiellor “Nebra”, tani është gjetur një mumie 3.600 vjet e vjetër, për të cilën spekulohet dhe thuhet se i takon një alieni hibrid.

Kërkuesit shkencorë e përshkruajnë mumien në fjalë si alien në dukje, me karakteristika njerëzore dhe jonjerëzore, me një gjatësi trupore rreth 1 metër dhe pa shenja të jashtme të organeve gjenitale. Kjo ka bërë që mumia në fjalë të studiohet intensivisht nga shkencëtarët gjermanë.

Disku i lartpërmendur, që është gjetur në vitin 2001, është interesant për faktin se, bërësit e tij, kishin njohuri për Plejadën (grup yjesh), e njerëzit e asaj kohe nuk dinin për këtë gjë. Disku qiellor “Nebra” është një disk i bronzit, ngjyrë të kaltër, në të gjelbër, që përmban simbole të arit. Aty shihet përshkrimi më i vjetër i qiellit, që është zbuluar deri më tani. (Kosova Sot)