Ja çfarë do të ndodhë me Tokën 1 javë para Krishtlindjes (foto)

  • 24 November 2017 - 11:09
Ja çfarë do të ndodhë me Tokën 1 javë para Krishtlindjes (foto)

Një asteroid i madh do të kalojë shumë pranë planetit tonë muajin e ardhshëm, vetëm disa ditë para Krishtlindjes.

Një shkëmb i hapësirës, i quajtur “3200 Phaethon”, do të vijë “shumë afër” Tokës më 17 dhjetor.

Astronomët rusë kanë ndjekur rrugën e asteroidit, i cili është përshkruar nga NASA si një “asteroid potencialisht i rrezikshëm”.

Ai është vetëm gjysma e madhësisë së shkëmbit hapësinor që çoi në zhdukjen masive që shfarosi dinosaurët.

3200 Phaethon është veçanërisht i veçantë, sepse ka aspekte të një asteroidi dhe një kometë.

Shkencëtarët rusë mendojnë se ky asteroid ishte shumë më i madh, por gjatë rrugës së tij “dielli e ka shkërmoqur në copa më të vogla”.

(Kosova Sot)