Ekspertët: Jeta përtej tokës, e pashmangshme

  • 30 July 2015 - 17:20
Ekspertët: Jeta përtej tokës, e pashmangshme

Dr. Seager, e cila është profesoreshë e Shkencave Planetare dhe profesoreshë e Fizikës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusac, beson që ka gjasa reale që në një periudhë prej më pak se njëzet viteve ne do të zbulojmë një planet të ri, i cili do të ofrojë kushte të përshtatshme për jetesë. ‘Unë them me kompetencë të plotë që ne tani jemi shumë afër zbulimit të jetës në planetë të tjerë, të cilët gjenden përreth njëqind yjeve më të afërm’, ka thënë ajo. Zbulimet e fundit në fushën e astronomisë kanë treguar që ka shumë planetë të cilët janë të ngjashëm me kushtet klimatike, të cilat janë prezentë në tokë, andaj është shumë vështirë e besueshme që brenda kësaj periudhe nuk do të gjendet ndonjë planet që ofron kushte të përshtatshme për humanizmin. ( Kosova Sot )